Ashtu sic ishte premtuar, Ndermarrja e Ujesjellës kanalizimeve në Bashkinë Vau Dejës, tashmë ka një imazh të ri në vitin 2017-të.

Në kuadëer edhe të riorganizimit të kësaj ndermarrje, Bashkia Vau Dejës ka ftuar të gjithë abonentët që ti drejtohen kësaj ndërmarrje për të nënshkruar edhe kontratat e reja……Nga ana tjetër, sekretari i këshillit të Bashkisë Vau Dejës, Gentian Ndoj është shprehur se ky strukturim nuk prek asnjë punonjës, thjesht është një riorganizim që i bëhët kësaj ndermarrje për ti shërbyer qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës të cilët nuk do të paguajnë më në dorë por në bankë, për aq sa ato konsumojnë pas vendosjes së matësave.

Ndermarrja e Ujësjellës Kanalizime Sh.a, Vau Dejës është nje ndermarrje e cila është nën varësinë e plotë të Bashkisë Vau Dejës, dhe si e tillë, administrate e Bashkisë është angazhuar ne tjetersimin e imazhit të kësaj ndermarrje e cila do të jetë në shërbim të banorëve.

Artikulli paraprakBORA, DISA AKSE NË VERI TË BLLOKUARA
Artikulli tjetërMURIQAN, SEKUESTROHET 20 KG KANABIS NË AUTOBUS