Niveli i ujit të lumit Drin vazhdon të rritet me shpejtësi, përderisa një pjesë e madhe e tokave ne njësitë administrative të Nënshkodrës janë nën ujë. Në afërsi të urës së Bahçallëkut, bizneset janë të rrezikuara të përmbyten të parët.

Pak centimetra kanë mbetur që një lokal në këmbët e urës të pushtohet nga uji. Sipas pronarit të këtij biznes, Amir Ymeraj, kjo tashmë është bërë e zakonshme dhe ndodh pothuaje vitë pas viti. Sipas tij, shkarkimet në hidrocentralet e kaskadës së Drinit kanë sjell gjithmonë përmbytje në biznesin e tij.

Ujërat e shkarkimeve dhe rritja e temperaturave kanë sjell një shtim të madh të prurjeve të lumenjve. Dëbora e rënë në ditët e fundit të shkurtit ka shtuar jashtë mase volumin e prurjeve. Përderisa, më të rrezikuar vazhdojnë të jenë fshatrat e Njësisë Administrative Ana e Malit.

Pavarësisht apelit nga Bashkia Shkodër për shpalljen e emergjencës, prefekti Çesk Millja ka deklaruar se nuk jemi në kushtet e emergjencës.

Artikulli paraprakMINISTRI I BUJQËSISË NIKO PELESHI INSPEKTIM NË OBOT
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE E VESHKAVE