Përgjigjet e analizave për cilësinë e ujit në zonat e përmbytura flasin për një problematikë jo të vogël. Aktualisht, vetëm uji i ujësjellësi të Zuesit mund të konsumohet nga popullata.
Përsa u përket ujësjellësve të tjerë të zonave që kanë qëndruar në ujë për rreth 1 muaj, nuk mund t’a konsumojnë atë edhe për një kohë akoma të pacaktuar.
Sipas Burim Gjylit, shef i higjenës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik, uji vazhdon të jetë i ndotur dhe kërkon kohë për t’u pastruar, megjithatë ka rezultuar i pastër nga ana bakteriologjike.
Ujsjellësi I Zuesit prej disa javësh ka rezultuar i pijshëm, përderisa të gjithë qytetarët mund t’a konsumojnë pa probleme.
Zonat e përmbytura kanë vuajtur mungesën e theksuar të ujit gjatë periudhës së vërshimit të ujit, e megjithatë problemi me ujin e pijshëm do të vijoj të jetë prezent, të paktën edhe për pak kohë.
Gjyli sugjeron rrjedhjen e vazhdueshme të çezmave, në mënyrë që pastrimi të jetë sa më i shpejtë.