Pak ditë pasi kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi I bëri thirrje prefektit Paulin Radovani që të ndërhyjë për zgjidhjen e problematikës sa I përket mungesës së ujit të pijshëm në Njësinë Administrative Rrethina, Radovani ka një përgjigje.
Ai pohoi se është kontaktuar kryetari I bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj, ndërkohë që sipas tij, ashtu siç bëhet furnizimi me ujë në qytetin e Koplikut me orare duhet të ndodhë edhe në njësinë Rrethina.
Prefekti Radovani bën gjithashtu me dije se në bashkëpunim me policinë, bashkinë dhe Ujësjellësin do të merren masa për shmangien e rasteve ku uji shpërdorohet apo merret në mënyrë të paligjshme.