Një defekt në linjën e transmetimit tek puset e zez në kaptazhet e Krrabit la me mungesë uji qytetin e Pukës pas çarjes së një tubacioni atje. Menjëherë shoqëria e ujësjellës kanalizime qarku Shkodër edhe pse në një terren të thyer malor mori masat duke riparuar defektin. Punonjësit u desh të bëjnë rreth një orë ecje në këmbë duke transportuar me krahë mjetet për të bërë të mundur ndërhyrjen në këtë linjë transmetimi që furnizon Pukën.

Përveç riparimit të defektit kryesor, grupet e punës të ujësjellës kanalizime të qarkut Shkodër ndërhynë duke riparuar disa defekte të tjera pas çarjes së tubacioneve brenda kaptazheve. Drejtori teknik i shoqërisë ujësjellës kanalizime Lazër Pema tregon për këto riparime si dhe bën thirrje për të mos e shpërdoruar ujin e pijshëm.

Shoqëria e ujësjellës kanalizime qarku Shkodër do të vijojë me të tjera ndërhyrje në të gjitha zonat ku ka probleme me ujin e pijshëm deri në riparimin e plotë të të gjithë defekteve për të siguruar furnizim të plotë me ujë të pijshëm në këto ditë të nxehta vere ku fluksi është më i madh e po ashtu edhe ngarkesat në rrjetin e ujësjellësave.

 

Artikulli paraprakHIPOTEKA E SHKODRËS NUK ZBATON LIGJET
Artikulli tjetër“ALPE TË PASTRA”, ASGJËSOHEN 2653 BIMË KANABIS, VIJON PUNA PËR KAPJEN E AUTORËVE