Shpesh herë reshjet e shiut kanë krijuar probleme në rrugët e qytetit të Shkodrës. Për t’i paraprirë këtyre problemeve Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër ka nisur pastrimin e kolektorit të ujërave të bardha dke nisur që nga ura e re e Bunës dhe përagjtë gjithë rrugës deri në Shirokë.

Përveç kolektorit të ujërave të bardha janë pastruar edhe kunetat dhe pusetat përgjatë këtij aksi të cilat bllokohen shpesh herë nga papastërti të ndryshme duke bërë që ujrat e shiut të mos qarkullojnë. Pastrimi i tyre nga UKQ do të lehtësojë lëvizjen në këtë aks rrugor në momentet kur të ketë reshje shiu.

Pastrimi nga ura e re e Bunës dhe deri në Shirokë nga UKQ është bërë për dy ditë me radhë për shkak edhe të shqetësimeve që kanë shfaqur banorë të zonës por edhe qytetarë që përshkohen shpesh në atë aks rrugor.

Pas këtij segmenti rrugor Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër do të vijojë me pastrimin e të tjera akseve rrugore të kolektorëve të ujrave të bardha, ujrave të zeza dhe pusetave të ndryshme për të bërë që ujrat e shiut të mos qëndrojnë për një kohë të gjatë.

Artikulli paraprakOBOTI I PAPËRGATITUR PËR PËRMBYTJET
Artikulli tjetërTAKIM I PS SHKODËR, JA DISKUTIMET NË ASAMBLE