Ndërmarrja e ujësjellës kanalizime qarku Shkodër ka bërë të mundur pastrimin e kolektorit të ujërave te zeza në qytetin e Koplikut në prag të nisjes së reshjeve të shiut.

UKQ ndërhyri për pastrimin e kolektorit të ujërave të zeza në të gjitha zonat e Koplikut.
Pusetat e ujërave të zeza rrezikonin të bllokoheshin për shkak të mospastrimit prej një kohe të gjatë. UKQ menjëherë pas marrjes në menaxhim të ujësjellësave në qarkun Shkodër po zbaton një plan të detajuar pune duke ndërhyrë në të gjitha zonat e mundshme.

Për shkak të reshjeve të shiut që mund të jenë në vazhdim, UKQ ndërhyri në kohën e duhur duke pastruar kolektorin e ujërave të zeza në qytetin e Koplikut dhe duke siguruar funksionimin normal tashmë të rrjetit të kanalizimeve të ujërave te zeza.

Pastrimi i ujërave të zeza në Koplik ka qenë edhe një kërkesë e qytetarëve atje dhe UKQ menjëherë ka ndërmarrë masat e duhura. Më përpara ndërmarrja e ujësjellësit bëri pastrimin edhe të kolektorit të ujërave të zeza nga ura e re Bunës deri në Shirokë.

Artikulli paraprakMBYLLJA E SEZONIT VEROR RRITI PAPUNËSINË
Artikulli tjetër40 VITE “KARAJFILAT QË KA SHKODRA”