Shoqëria Ujësjellës Kanalizime e Qarkut Shkodër në një kohë të shpejtë ka ndërhyrë duke zëevndësuar një pompë të djegur me një të re tek nënstacioni i pompave në Trush.

Pas një djegie së kësaj pompe, menjëherë grupet e punës kanë zbritur në terren duke bërë të mundur ndërhyrjen në kohën e duhur.

Nënstacioni i Trushit është i një rëndësie të veçantë për shkak se furnizon me ujë të pijshëm të gjithë plazhin e Velipojës. Deri më tani ishin në punë vetëm dy prej pompave pasi e treta ishte djegur dhe për të siguruar ujë më të bollshëm për pushuesit e shumtë dhe banorët e Velipojës, UKQ realizoi këtë ndërhyrje duke vënë në punë edhe pompën e tretë pas zëvendësimit të asaj që ishte djegur duke dalë jashtë pune. Shoqëria Ujësjellës Kanalizime e Qarkut Shkodër do vijojë që të jetë në shërbim të qytetarëve, turistëve të huaj dhe vizitorëve vendas përgjatë 24 orëve për të riparuar çdo defekt të mundshëm dhe për të siguruar furnizimin me ujë gjatë gjithë kohës.

Artikulli paraprakVITI I 7-të I GRUSHTIT TË SHTETIT NË TURQI
Artikulli tjetërSHËNGJIN, PROBLEME ME ENERGJINË ELEKTRIKE