Ujësjellës- Kanalizime Qarku Shkodër njofton abonentët se është riparuar defekti i rëndë në rrjetin e furnizimit me energji elektrike të stacionit të pompave në Dobraç.
Riparimi i defektit ka nisur në orën 03.00 të mengjesit, sapo është konstatuar dhe ka përfunduar para pak minutave.
Në terren, pavarësisht kushteve të vështira të motit, kanë punuar pa ndërprerje grupet e punes të UKQSH në bashkëpunim me ato të OSHEE Shkodër.
UKQ Shkodër falenderon abonentët për mirëkuptimin e treguar dhe i siguron se pas pak minutave do të rikthehet furnizimi normal me ujë të pijshëm në qytet.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02dDKXVJExPjfisCeqzKLae8SWy2Dt7kgaKkzYF4PMdKVXiudQSnSGd1bEZYAQY3eZl&id=100087478209985&mibextid=Nif5oz