Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime qarku Shkodër pas një ankese lidhur me ujërat e zeza në pedonalen e qytetit të Koplikut në Malësinë e Madhe si shkak i ndërtimit të një pallati të ri atje, ka ndërhyrë menjëherë. Drejtori teknik, inxhinier Lazër Pema tregon se UKQ bëri të mundur në një kohë shumë të shpejtë normalizimin e situatës duke sistemuar ujërat e zeza që dilnin në pedonalen kryesore dhe që u kthyen në një shqetësim për qytetarët.

Ndërkohë UKQ i bën thirrje të gjitha firmave të ndërtimit që të jenë të kujdesshëm në ndërtimin e objekteve të reja si dhe të veprojnë sipas rregullave të sigurimit teknik deri në çdo detaj në mënyrë që të mos përsëriten situata të tilla të ngjashme.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër falenderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe siguron se UKQ do jetë në shërbim të qytetarëve për çdo shqetësim të mundshëm.

Artikulli paraprakSHPËTOHET NË ALPE TURISTJA SHTATZËNË
Artikulli tjetërVJEN NË SHQIP VEPRA “JETA E MARISË”