Marrëveshja për anulimin e ndërsjellë të vizave me Ukrainën, do të hyjë në fuqi më 1 prill të këtij viti dhe se qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë pa viza edhe në një vend tjetër të Europës.

Konsulli i Përgjithshëm i Ukrainës në Mynih, Vadym Kostiuk, në një status në rrjetet sociale ka bërë të ditur se nga 1 prilli hyn në fuqi marrëveshja mes dy vendeve. “Më 1 prill 2017, hyn në fuqi marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të Ukrainës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për anulimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, e nënshkruar në Tiranë më 4 nëntor 2016”, shkruan në “Facebook” Kostiuk. Sipas marrëveshjes, shqiptarët mund të hyjnë në Ukrainë me pasaportë dhe kanë të drejtë të qëndrojnë në atë territor për 90 ditë. E njëjta gjë vlen edhe për shtetasit e Ukrainës që do të vizitojnë vendin tonë.

Artikulli paraprakBOTA PO PËRBALLET MË KRIZËN MË TË MADHE HUMANITARE
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 207 KG KANABIS, ISHTE FSHEHUR NË FUÇI PLASTIKE