Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe presidenti amerikan Joe Biden ranë dakord se ka ende një “dritare vendimtare për diplomacinë dhe për Rusinë që të tërhiqet nga kërcënimet e saj ndaj Ukrainës”. Ky qëndrim u shpreh gjatë një bisede telefonike sot mes dy liderëve, raporton BBC.

Sipas një deklarate të Downing Street, udhëheqësit thanë gjithashtu se një pushtim do të rezultonte në një “krizë të zgjatur për Rusinë, me dëme të mëdha si për Rusinë ashtu edhe për botën”.

Johnson dhe Biden përsëritën gjithashtu nevojën që vendet evropiane të pakësojnë varësinë e tyre nga energjia ruse.

Artikulli paraprakHIQESHIN SI TURISTË, DËNOHEN PËR TRAFIK HEROINE DY TË RINJTË SHQIPTARË NË ZVICËR
Artikulli tjetërKATAR 2022/ KTHIM NË FUSHË E GJOBA TË RËNDA, FIFA MERR VENDIMIN PËR TURPIN E BRAZIL-ARGJENTINË