Ish-ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Anatoli Gritsenko, i ka kërkuar Kievit që të zhvillojë sulmet e veta terroriste në Rusi në përgjigje të sulmeve me bomba të makinave që kanë si synim zyrtarët ukrainas.

Ish-ministri akuzoi Moskën se ka udhëhequr sulmin ndaj kolonelit Maksim Shapoval, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, i cili u vra nga një shpërthim bombe në makinën e tij javën e kaluar. Gritsenko tha se ajo çfarë po ndodh midis Ukrainës dhe Rusisë është “luftë”.

“Kjo nuk është vrasja e parë e tillë demonstrative dhe e ndezur e zyrtarëve ukrainas, oficerëve tanë më të mirë”, tha ai, duke iu referuar një bombe në Mariupol në muajin mars, ku u vra zyrtari i kundërzbulimit, Aleksandr Kharaberyush. “Nëse kjo është me të vërtetë një luftë, dhe jo vetëm një lojë për presidentin [e Ukrainës Petro Poroshenko], kjo do të thotë se për çdo makinë që rrëzohet në Kiev apo Mariupol, dy makina duhet të hedhim në erë në Taganrog apo Moskë “, tha Gritsenko, i cili ishte ministër i mbrojtjes i Ukrainës midis viteve 2005-2007.

Hetimet për të dy shpërthimet në Ukrainë janë ende në proces, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar dhe asnjë arrestim. Në qershor, OKB tha se numri i të vdekurve nga konflikti në lindje të Ukrainës ka ttejkaluar 10,000 njerëz me rreth 24,000 të lënduar. Kievi dhe mbështetësit e saj perëndimorë kanë akuzuar vazhdimisht Rusinë për mbështetjen e rebelëve në Ukrainën lindore.

Artikulli paraprakGARA PËR KREUN E PD, MBLIDHET KOMISIONI PËR ZGJEDHJET
Artikulli tjetërRINAS, ARRESTOHEN 4 PERSONA PËR MJETE IDENTITETI FALSE