Një hetim nga The Times ka identifikuar 18 prona në Angli në pronësi të shtetit rus. Sipas kësaj mediaje, këto prona mund të sekuestrohen nga autoritetet britanike dhe t’i kalojnë Kievit. Në investigim sqarohet gjithashtu se Ukraina po konsideronte gjithashtu veprime ligjore për të marrë në zotërim 18 pronat, të cilat së bashku kapin vlerën e qindra milion paundëve.

“E vlerësojmë Britaninë dhe BE-në që thanë se do të na ndihmonin të rindërtonim Ukrainën, por është Rusia ajo që duhet të paguajë për këtë… Për ne, kjo do të ishte një mënyrë e drejtpërdrejtë për ta bërë Moskën të paguajë”, është shprehur ambasadori Ukrainës në Britani, Vadym Prystaiko.

Shumica e pronave janë të lokalizuara pranë Highgate, në veri të Londrës, një lahje e njohur pasi jetojnë diplomatë dhe oligarkë rusë të cilët zotërojnë disa nga pronat më të shtrenjta në vend, shumica e të cilave janë tashmë të ngrira si pasojë e sanksioneve të marra nga Perëndimi pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Në pronat e identifikuara, përfshihet Ëitanhurst, shtëpia e dytë më e madhe e Londrës pas Pallatit Buckingham, e cila vlerësohet në 300 milionë paund. Ajo është në pronësi të miliarderit rus Andrey Guryev, i cili është në lidstën e personave të cilët i janë nënshtruar sanksioneve pas nisjes së luftës. Rusia zotëron gjithashtu një bllok apartamentesh luksoze në Kensington, tre shtëpi në Holand Park dhe kështjellën në Sussex-in Lindor.

Ambasadori ukrainas ka bërë me dije se ka punësuar një avokat në mënyrë që të nisë një process gjyqësor ndaj Moskës, dhe ka shtuar se shpreson që një gjykatë britanike do të konfiskojë pronat ose do ta detyrojë Rusinë t’i shesë ato dhe të ndajë një pjesë të fitimeve me Ukrainën. Ai tha se do të nxiste të gjitha ambasadat e Ukrainës në mbarë botën të bëjnë të njëjtën gjë, në një veprim që mund të rezultojë në një pretendim për prona me vlerë miliarda.

“Paratë e mbledhura do të përdoren për përpjekjet e luftës dhe rindërtimin e Ukrainës pasi të përfundojë lufta”, shtoi ambasadori.

Artikulli paraprak“MBRESËLËNËSE RUAJTJA E GJUHËS DHE TRADITAVE”, META TAKIM ME ARBËRESHËT E ITALISË
Artikulli tjetërMALI I ZI DHE SHQIPËRIA NISIN NEGOCIATAT PËR NDËRTIMIN E NJË PIKE TË RE KUFITARE, JA KUR NIS FUNKSIONIMI I SAJ