Ukraina ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me sulmet e fundit ruse me objektiv civilët, thotë presidenca e organit të OKB-së.

Sulmi me raketa në një qendër tregtare në qytetin qendror të Kremenchuk kërkohet të jetë “fokusi kryesor” i takimit, sipas një zëdhënësi të misionit shqiptar, i cili aktualisht mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit.

Gjithashtu edhe granatimet në të gjithë Kievin ditën e diel, që goditën një kompleks banimi, do të diskutohet gjithashtu në takimin që është planifikuar të zhvillohet sot në mbrëmje.

Artikulli paraprak14-VJEÇARI NXJERR NË ANKAND FANELLËN ME AUTOGRAF TË RONALDOS PËR FORCAT E ARMATOSURA TË UKRAINËS
Artikulli tjetërALIBEAJ NGA SHKODRA: MBËSHTESIM 2 ALTERNATIVA PËR REFORMËN TERRITORIALE