Muzeu Përkujtimor Letrar Kombëtar i Hryhoriy Skovoroda në qytetin Skovorodynivka, rajoni lindor ukrainas i Kharkiv, u shkatërrua gjatë natës nga një bombardim rus. Kjo është bërë e ditur në Facebook nga kreu i komunitetit Zolochiv, Viktor Kovalenko. Një raketë goditi çatinë e ndërtesës së shekullit të 18-të, duke shkaktuar një zjarr që përfshiu të gjitha ambientet e muzeut. Djali i drejtorit të muzeut që ishte në roje natën u nxor nga rrënojat me disa plagë.

Në pasurinë e cila më vonë u bë muze, aty punoi për vitet e fundit të jetës së tij dhe u varros Hryhoriy Skovoroda, një filozof ukrainas kozak i shekullit të 18-të, i cili jetoi dhe punoi në Perandorinë Ruse. Ai ishte gjithashtu poet, mësues dhe kompozitor i muzikës liturgjike.

Artikulli paraprakU AKUZUA SE DOLI PËR BIRRË ME KURTIN NË BERLIN, VUÇIÇ: S’I KAM SHTRËNGUAR KURRË DORËN
Artikulli tjetërDJEGIA E MAKINAVE NË SHKODËR, POLICIA JEP DETAJE PËR NGJARJEN