Ukraina fiton edicionin e 66-të të Eurovisionit të vitit 2022, që mbylli të shtunën finalen e madhe në Torino të Italisë, në stadiumin ‘Pala Olimpico’.
Grupi i veçantë Kalush Eorchestra me këngën “Stefania”, një këngë emocionuese për nënën, që me shpërthimin e luftës mori në një kuptim edhe më të thellë, ia doli të triumfojë në garën mes 25 shteteve.
Fitorja vjen si një mesazh i fortë solidariteti dhe paqeje për Ukrainën, që shkon përtej muzikës dhe konkurrencës.
Ukraina mori votat maksimale duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe Spanjën në vend të tretë.
Thirrjen për të mbështetur Ukrainën e bëri një natë më parë edhe presidenti Volodymyr Zelenskyy duke kërkuar fitoren e këngës “Stefania” si një mbështetje për rezistencën e popullit të tij ndaj agresionit rus.
Mbrëmja e natës finale të Eurovision u hap me një mesazh kundër luftës ku qindra muzikantë kënduan “Give Peace A Chance” në qendër të Torinos, që i refehohet luftës në Ukrainë.
Shqipëria u përfaqësua në Eurosong me Ronela Hajatin me këngën “Sekret” që mori shumë kritika për muzikën, tekstin dhe performancën, duke mos arritur të kapë finalen e kompeticionit më të madh europian.