Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që lejon dëbimin e banorëve të territoreve ukrainase të aneksuara paligjshëm, të cilët refuzojnë të marrin shtetësinë ruse.

Dekreti, që u publikua nga Rusia, thotë se ukrainasit që jetojnë në territoret e aneksuara ose duhet të bëhen shtetas rus ose zyrtarisht të refuzojnë shtetësinë.

Sipas dekretit, këta banorë, që shprehin dëshirën e tyre që të mbajnë shtetësinë ekzistuese apo të mbesin pa shtetësi dhe nuk bëjnë betimin për marrjen e shtetësisë ruse, do të konsiderohen të huaj duke nisur nga 1 korriku i vitit 2024.

Banorët e territoreve të aneksuara, që marrin statusin e shtetasve të huaj apo qytetarëve pa shtetësi dhe kërcënojnë sigurinë kombëtare të Rusisë, mund të jenë subjekt i dëbimit nga Rusia.

Artikulli paraprakSHËNDETI – 28.04.2023
Artikulli tjetër“HAMDI BUSHATI” MIRËPRET NXËNËSIT NGA BEOGRADI