Kjo është Anastia Kostenko, një mësuese tenisi e cila bëhet ukrainasja e parë që vjen në Shkodër. 33 vjeçarja është detyruar të largohet nga vendi i saj për shkak të luftës me Rusinë. Anastia prej disa ditësh është bërë pjesë e klubit te tenisit “Adriatic Tenis Club” në Shkodër duke stërvitur fëmijët e vegjël. Ukrainasja thotë se ka parë raketat ruse duke sulmuar vendin e saj ndaj ka vendosur të largohet.
Anastia ka rigjetur qetësinë dhe tashmë është e lumtur që i është rikthyer profesionit të saj duke mësuar fëmijët shkodran të luajnë tenis.
Kryetrajneri i “Adriatic Tenis Club” në Shkodër, Dino Mehmedoviç tregon se si ky klub u solidarizua me luftën në Ukrainë.
Juna Dani është trajnerja e re shkodrane e cila po asiston ukrainasen e parë në Shkodër ndërsa vlerëson profesionalizmin e 33 vjeçares.Fëmijët që po stërviten nga Anastia janë të lumtur që mësuesja e tyre ka arritur që t’i shpëtojë luftës.
Në fund Anastia e cila nuk e di se si do të jetë e ardhmja e saj thotë se ka arritur të përshtatet në Shkodër dhe falenderon për ndihmën e ofruar.
Në kompleksin e tenisit në Shkodër i ndërtuar pak muaj më parë stërviten mbi 100 fëmijë por edhe tenistë profesionistë.