DY SHTETET KANË RËNË DOKORT PËR MARRËVESHJEN E GAZIT.Është arritur në orët e fundit të së enjtes marrëveshja e gazit mes Ukrainës, Rusisë dhe Bashkimit Europian, për rifillimin e furnizimit me gaz të Ukrainës pas disa muajsh bllokimi për shkak të konfliktit në lindje të vendit. 

Zyrtarët e BE-së bënë të ditur se Rusia dhe Ukraina kishin negociuar fort për të marrë mbështetjen e bllokut perëndimor. Rusët kërkuan para nga BE-ja për të ndihmuar Ukrainën të paguante borxhet ndaj Gazporm-it, ndërsa ukrainasit donin me ngulm që të firmosej marrëveshja në mënyrë që të tregonin para votuesve të vetë se nuk do të paguanin më shtrenjtë për furnizimet jetike me gaz.Presidenti i Komisionit Europian në largim, Hoze Manuel Barrozo, ishte dhe vetë i pranishëm gjatë ceremonisë së firmosjes së marrëveshjes trepalëshe. “Me mbështetjen e fortë të Komisionit Europian, Ukraina dhe Rusia kanë gjetur marrëveshjen për të zgjidhur çështjen e borxhit jashtëzakonisht të madh, një zgjidhje e përkohshme që do të bëjë të mundur ri-furnizimin me gaz”, deklaroi Barrozo.

Ministri rus i energjisë, Aleksandër Novak, tha se shpresonte që marrëveshje të ndihmonte në rikthimin e qëndrueshmërisë në Ukrainë, por theksoi se sërish Kievi duhet të parapaguajë për të marrë furnizime të reja për 45 milionë banorët e vendit.

Ndërsa homologu ukrainas, Juri Prodan, tha se marrëveshje do të sjellë përfitime jo vetëm për vendin e tij, por edhe për Bashkimin Europian. Rreth 1/3 e gazit në Europë vjen nga Rusia , dhe pothuajse gjysma e sasisë kalon përmes Ukrainës. Ndërsa për Rusinë, sektori i gazit natyror, përbën rreth 1/5-tën e buxhetit kombëtar.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/-b3vmyVbMwU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKALAMISHI: DO KËRKOJ AZIL NË GJERMANI
Artikulli tjetërMITROVICË, ARRESTOHEN 3 SHTETAS