Një sërë aktivitetesh kanë nisur që të zhvillohen në kuadër të ditës botërore të ujit që do të jetë më 22 mars. Në Shkodër qendra mjedisore ACEG me financimin e GIZ Albania dhe në bashkëpunim me ndërmarrjen e ujësjellës kanalizime sh.a në Shkodër organizuan një aktivitet sensibilizues dhe ndërgjegjësues. Përpara njësisë së kujdesit ndaj klientit qytetarët shkodran u njohën me disa informacione rreth ujit të pijshëm por edhe ujrave të ndotur.

Administratori i ndërmarrjes së ujësjellës sh.a në Shkodër Arvid Bushati tha se projekte të tilla ndihmojnë në përdorimin me efiçencë të ujit.

Ruajtja e ujit të pijshëm në Shkodër dhe ndërgjegjësimi për të mos e shpërdoruar pa kriter është i rëndësishëm shprehet administratori Bushati pasi ndihmon familjet shkodrane në ekonominë e tyre familjare por edhe ndërmarrjen e ujësjellësit për një shërbim sa më të mire.

Ndërmarrja e ujësjellës sh.a gjatë gjithë vitit ndërmerr fushata të ndryshme dhe zhvillon aktivitete e takime në terren me konsumatorët për të mos e shpërdoruar ujin e pijshëm. Po ashtu një hap i rëndësishëm që vijon është edhe paisja me matësa kudo në qytetin e Shkodrës ashtu siç edhe kontrollet dhe masat ndëshkuese për ata qytetarë që nuk binden dhe kërkojnë të abuzojnë në mënyrë të paligjshme. Aktivitetet në Shkodër do vijojnë deri më 22 mars, ditën botërore të ujit.

 

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA RIDVAN GJEÇAJ, KAMPION NOTI DHE INXHINIER
Artikulli tjetërRRUGA E DUKAGJINIT, PROTESTUESIT TAKOHEN ME INSTITUCIONE