Sheshi përpara teatrit “Migjeni” në Shkodër është një prej zonave më problematike në rastet kur ka reshje shiu për shkak të kullimit me ngadalësi të ujit. Në këtë mënyrë ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në bashkëpunim me bashkinë Shkodër kanë nisur një investim në rrjetin nëntokësor shprehet inxhinieri Lazër Pema në mënyrë që ky problem përpara teatrit “Migjeni” të zgjidhet dhe uji të mos qëndrojë më aty.

Ndërhyrja përpara një institucioni të rëndësishëm si teatri “Migjeni” ka qenë e domosdoshme thotë inxhinieri i ujësjellës kanalizime ndaj kjo ndërmarrje dhe bashkia Shkodër e kanë cilësuar si emergjente për të mundësuar kullimin e ujit në një kohë më të shpejtë.

Zona përpara teatrit “Migjeni” nuk do të jetë e vetmja. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime do të investojë edhe në pika të tjera kritika të qytetit të Shkodrës në vazhdimësi për të mundësuar kullimin sa më shpejt të ujit dhe lehtësinë në lëvizjen e qytetarëve pas reshjeve të dendura shiut gjatë dimrit.

 

Artikulli paraprakRESHJE DËBORE NË DISA AKSE RRUGORE, ARRSH: VIJON QARKULLIMI PA PROBLEME! SHOFERËT TË PAJISEN ME GOMA DIMËRORE DHE TË ULIN SHPEJTËSINË
Artikulli tjetërMBYTJA E GOMONES ME EMIGRANTË NË KANALIN ANGLEZ, REAGON BRAVERMAN: TRAGJIKE. PO MONITOROJMË SITUATËN!