30 familje në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, do të kenë shërbimin e kanalizimeve të ujrave të bardha dhe të zeza. Investimi i Ujësjellës- Kanalizime Shkodër, realizohet pas rreth 30 viteve, në një zonë që iu bashkangjit qytetit pas vitit 1990. Inxhinieri Mysaret Myrtja thotë se ky investim shmang përdorimin e gropave septike që banorët kishin në atë zonë.

Dizneveli i kësaj zone me unazën lindore e ka bërë të pamundur lidhjen e kanalizimeve me kolektorin kryesor. Inxhinieri Myrtja shton se UKSH gjeti një zgjidhje tjetër duke bërë lidhje me rrugën “Vllaznimi” që ndodhet në krahun tjeter. Banorët që për 30 vite qëndruan pa kanalizime, thonë se kjo ndërhyrje e UKSH do ta zgjidh këtë problem që i shqetësonte prej kohësh.

Në një të ardhme të afërt, të tjera lagje të Shkodrës të cilat kanë probleme të ngjashme do të jenë në fokusin e ndërmarrjes së Ujesjelles- Kanalizime Shkodër për të kthyer ne eficence te plote rrjetin e kanalizimeve.

Artikulli paraprakZJARRI LË MES KATËR RRUGËVE TË MOSHUARIT
Artikulli tjetërI DËRGUARI I BRITANISË PËR BALLKANIN NË TIRANË, TAKON BEGAJN DHE XHAÇKËN!