Festivali I filmit të animuar “Anifest Rozafa” uli siparin e edicionit të 14-të të organizuar gjatë kësaj jave në Shkodër. Drejtori I këtij festivali Artan Maku u shpreh se e veçanta e këtij organizimi është gjykimi I filmave fitues nga vetë fëmijët.
Ka shumë kërkesa që festivali “Anifest Rozafa” të organizohet edhe në qytete të tjera tregoi drejtori Maku, por gjithmonë do të organizohet në Shkodër.
Në fund të festivalit filmi I animaur “Suitcase” nga Irani u shpall fitues I 2 cmimeve, po ashtu nga Irani u shpall fitues edhe filmi “Bing Jen”. Filma fitues u shpallën edhe nga Malajzia dhe Sllovenia, ndërsa filmi shqiptar “E mallkuara” u shpall fituese e 2 çmimeve si “filmi më I mirë për fëmijët mbi 9 vjeç” dhe “Animacioni më I mirë”