Mbi vendin tonë parashikohet mot i kthjellët me vranësira mesatare në pjesën veriore dhe bregdetare. Sipas IGJEUM, temperaturat minimale pritet të arrijnë gjatë ditës së sotme në -6 gradë celcius në vendet malore. Në gjysmën e dytë të ditës do të dominojnë kthjellimet.

Ndërkohë parashikimet flasin për ditë të ftohta dhe për ditët në vijim, ndërsa vitit 2018 do mbyllet me temperatura nën zero për disa zona të vendit.

RESHJET
Sot (e mërkurë, dt.26) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Sot (e mërkurë, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 11 °C
në vendet e ulëta: -1 / 8 °C
në vendet malore: -6 / 1 °C

ERA
Sot (e mërkurë, dt.26) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Artikulli paraprakMEDIAT: MAFIA SHQIPTARE “ZAPTON” SERBINË, PASTROI MBI 1 MILIARD EURO
Artikulli tjetërMBLEDHJA E QEVERISË PËR 8 KËRKESAT E STUDENTËVE, RAMA: ARSIM FALAS PËR STUDENTËT NË NEVOJË DHE ATA EKSELENTË