Situata e shtrimeve në spital për shkak të Covid-19 duket se është përmirësuar. Në një krahasim me javën e kaluar kemi 50 shtrime më pak. Po ashtu edhe numri i të infektuarve ka ardhur duke u ulur ku në krahasim më një javë më parë kemi 80 infektime më pak.
Po të njëjtën gjë nuk mund të themi për fatalitetet, numri i të cilave mbetet shqetësuese. Kjo javë ka shënuar numrin më të madh të viktimave të valës së katërt të pandemisë ku 81 persona humbën jetën.
Po ashtu behët e ditur se në mesin e të shtruarve ka 5% me 1 ose 2 doza vaksina dhe në gjendje të rëndë ndërkohë që vaksinimi mbetet në shifra shumë të ulta.