Federata Shqiptare e Futbollit kërkon që këtë sezon të rregullt ta mbyll me tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Duke marrë shkas nga vendet e tjera të Europës ku finalet e Kupave po zhvillohen me tifozë, FSHF i është drejtuar me një tjetër letër MSH ku i kërkon që i njëjti standard të aplikohet edhe në Shqipëri duke parë që edhe numri i rasteve me të prekur nga COVID-19 ka rënë ndjeshëm si pasojë edhe fushatës së vaksinimit. FSHF merr përsipër respektimin e protokolleve sanitare duke dalë garant për sigurinë lojtarëve stafeve drejtuesve dhe tifozëve.

Në letrën e siguruar, FSHF thekson se ky do të ishte një rikthim në normalitet. Kujtojmë që finalja e Kupës së Shqipërisë, ndërmjet Skënderbeut dhe Vllaznisë do të zhvillohet në “Air Albania” më 31 maj.

Nga BalkanWeb

Artikulli paraprakPËRPLASJA RAMA-META PËR CAKAJN, GJYKATA KUSHTETUESE MERR VENDIMIN: JA MES KUJT NDAHEN KOMPETENCAT PËR EMËRIM DHE SHKARKIM MINISTRI
Artikulli tjetërKTHJELLIME DHE VRANËSIRA KALIMTARE, JA SI DO TË JETË MOTI DITËN E SOTME