Mot i vranët dhe reshje shiu mbizotërojnë në vendin tonë që në orët e para të ditës. Herë pas herë reshjet do të marrin karakter mesatar dhe lokalisht intensiv. Kjo situatë do të vijojë deri në orët e vona të natës kur parashikohet përmirësimi kushteve atmosferike në vend.

Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen me të paktën 3°C në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 14°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Rajoni dhe Europa:

Vijon ndikimi i presionit të ulët atmosferik në pjesën më të madhe të kontinetit duke diktuar vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Konkretisht në Europën Veriore, Qëndrore dhe Brigjet e Egjeut. Ndërsa mot i kthjellët mbizotëron në Rajonin e Mesdheut.

Artikulli paraprakKREU I PD LULZIM BASHA DHE PËRFAQËSUES TË OPOZITËS TAKIM ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT TË VENECIAS
Artikulli tjetërPRESIDENTI META FESTON SHËN VALENTININ ME ‘OPOZITËN’: MË SHUMË DASHURI NË ZEMRAT E SHQIPTARËVE