Ulet akciza e gazit, bisedimet PS-LSI e çojnë në 8 lekë për litër

Përfundimisht akciza e gazit të lëngëshem që përdoret për automjetet do të jetë 8 lekë për litër. Dy aletatët kryesorë qeverisës, LSI dhe PS, ranë dakord për një reduktim të nivelit të prozuar nga financat prej 13 lekë për litër. Në fakt, LSI pati kërkuar që kjo taksë të mos vendosej, por pas konsultimeve mes grupeve paralmentare dhe qeverisë u pranua propozimi i deputetit Anastas Angjeli për reduktimin me 5 lekë për litër. “Personalisht nuk do ta votoja as 5 lekë, as 9 lekë. Ne ishim për heqjen fare të kësaj akcize. Por, meqenëse jemi të kompromisit dhe e diskutuan me minitsrin le të ngelet 9 lekë”, deklaroi deputeti Përparim Spahiu. “Unë jam dakord. Madje, ta bëjmë 8 lekë që të jemi në rregull”, tha nga ana e tij Angjeli. Partia Demokratike ishte kundër. “Shqetësimet që ju ngrini janë të karakterit administrativ dhe shqetësimet e administrimit nuk zgjidhen me rritje çmimi”, deklaroi Edmond Spaho. “Është shumë e qartë ajo që po sjellim, është zero për qytetarin dhe vendoset një akcizë që është më e ulëta në rajon për gazin e përdorur për automjetet”, sqaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Ligji i akcizës së gazit ishte i fundit i paketës fiskale që u miratua nen për nen dhe efektet do të nisë t’i japë që nga janari i 2017.

Artikulli paraprakTRANSPORTONTE PERIME, NË KAMIONIN NGA SHQIPËRIA KAPEN NË PATRA 67 KG DROGË
Artikulli tjetërKOMISIONI I CEZ, BERISHA: NUK MUND TË FLAS PARA NJË SHPIFËSI ORDINER