Ulet inflacioni në nivelin 7.9%, pas disa muajsh kur rritja arriti në nivelin maksimal 8.3% gjatë muajit tetor. Instituti i Statistikave Kombëtare ka publikuar grafikun e ecurisë së inflacionit në vendin tonë. Sipas grafikut, në muajin nëntor inflacioni u rrit 7.9% krahasuar me një vit më parë.

Produktet ushqimore dhe pijet jo alkoolike mbajnë peshën më të madhe në nivelin e inflacionit me 14.7% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë brenda kësaj kategorie buka dhe drithërat kanë njohur një inflacion prej 15.8%, teksa qumështi, djathi e veza kanë 23.1%. Një inflacion të lartë ka dhe vaji ullirit dhe yndyrat me 24.1%.

Frutat kanë një peshë të vogël me vetëm 2.6%. Në pijet alkoolike, inflacioni llogaritet në vlerën 5.8%, Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë pësuan një inflacion 6.2%, një nivel të ngjashëm sa hotelet kafenetë e restorantet që kapën vlerën e 6.1%.

Artikulli paraprakALARM PËR BOMBË NË SHTATË SHKOLLA DHE DISA QENDRA TREGTARE NË SHKUP, EVAKUOHEN QYTETARËT
Artikulli tjetërMINISTRJA E ARSIMIT E PADITI PËR SHPIFJE, GJKKO SHPALL TË PAFAJSHME VOKSHIN! DEPUTETJA E PD: KUSHI TË JAPË DORËHEQJEN