Nafta dhe gazi janë ulur ditën e sotme, konkretisht nafta me 8 lekë duke shkuara në 237 lekë litri nga 245 lekë që ishte dhe benzina është ulur me 7 lekë, ku ka shkruar në 211 lekë/litri nga 218 lekë/litri.

Rritje të ndjeshme ka pësuar çmimi i gazit me 6 lekë ku nga 110 lekë/litri ka shkruar në 116 lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 29 mars, ndërkohë që mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e enjte, datë 31.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 225 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 199 lekë/liter për periudhën 29 mars- 31 mars 2022

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 29 mars – 31 mars 2022, të jetë 237 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 211 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 116 lekë/litri dhe me shumicë 104 lekë/litri.”, thuhet ne njoftimin e bordit

Artikulli paraprakSTAR TREND – 29.03.2022
Artikulli tjetërDITËT E FUNDIT NË DETYRË, RAMA PËRSHËNDET SORECËN: SHQIPËRIA DO JETË GJITHMONË SHTËPIA JOTE