Nivelet e ndotjes së ajrit janë përmirësuar në Evropë gjatë 20 viteve të fundit, pavarësisht se shkencëtarët theksojnë se situata është ende shqetësuese. Sipas një studimi të Institutit të Barcelonës për Shëndetin Global, është regjistruar një rënie vjetore prej 1.72% të dioksidit të zotit. Ndërsa përzjerjet kimike të dëmshme si PM10 dhe PM2.5 shënuar rënie përkatësisht prej 2.72% dhe 2.45%. Këto grimca janë mjaft të vogla për t’u futur thellë në mushkëri dhe janë lidhur me një gamë të gjerë problemesh shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, kancerin dhe lindjet e parakohshme.
Ato vlerësohen shkaktare të vdekjes së 400 mijë njerëzve në të gjithë bllokun çdo vit, ndërsa ekspertët thonë se më shumë se 200 mijë prej tyre mund të parandalohen nëse ajri në Evropë përmbush udhëzimet e OBSH. Dështon misioni në orbitë/ Goditje në përpjekjet e Japonisë për të hyrë në tregun e satelitëve
Studiuesit morën nën shqyrtim nivelet e ndotjes në më shumë se 1 mijë e 400 rajone në 35 vende evropiane, me një popullsi të përgjithshme prej 543 milionë banorë. E pavarësisht këtyre përmirësimeve, shumica e popullsisë evropiane jeton në zona që tejkalojnë nivelet e rekomanduara të OBSH. Gjatë periudhës së studimit, nivelet e PM2.5 dhe PM10 ishin më të lartat në Italinë veriore dhe Evropën Lindore ndërsa nivelet më të larta të karbonit të azotit u regjistruan në Italinë veriore dhe në disa zona të Evropës Perëndimore, si në jug të MB, Belgjikë dhe Holandë.
Nivelet e larta të oksidit të azotit mund të kontribuojnë në zhvillimin e astmës dhe potencialisht të rrisin ndjeshmërinë ndaj infeksioneve të frymëmarrjes.