Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve të rrugës bashkia Shkodër në bashkëpunim me shoqata të ndryshme kanë zhvilluar një aktivitet me qëllim mbrojtjen dhe përkujdesjen e këtyre fëmijëve në situatë rruge.
E pranishme në këtë organizim ishte edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila gjatë fjalës së saj theksoi se ka një ulje të numrit të fëmijëve në rrugë, kjo një arritje falë punës që është bërë.
Ndërkohë Kryebashkiakja Ademi bën thirrje qytetarëve Shkodranë që tu vinë në ndihmë këtyre
shtresave jo vetëm me lek por me përkujdesjen e tyre.
Në qytetin e Shkodrës është shënuar një numër I lartë I fëmijëve jo vetëm ne situatë rruge por dhe të varfër të cilëve me ndihmën e Donacioneve dhe bashkisë Shkodër u është krijuar sadopak përkrahje.