Është ulur numri i infektimeve me Covid-19 në vend. Ministria E shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 465 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orë.

COVID19

Ministria e Shëndetësisë: 3660 testime, 465 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 531 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3660 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 465 qytetarë, në këto bashki:
206 në Tiranë, 30 në Fier, 20 në Durrës, 19 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Gjirokastër, 14 në Shkodër, 13 në Berat, 12 në Lushnje, nga 10 qytetarë në Kavajë, Elbasan, nga 9 qytetarë në Pogradec, Delvinë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Dimal, Korçë, nga 4 qytetarë në Krujë, Devoll, Skrapar, Cerrik, nga 3 qytetarë në Peqin, Poliçan, Përmet, Vorë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Shijak, Roskovec, Patos, Gramsh, nga 1 qytetar në Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Dibër, Rrogozhinë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Vau i Dejës.
Janë 8175 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetarë nga Shkodra 56 vjeçe, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-86 vjeç, një qytetar nga Kavaja 77 vjeç, një qytetar nga Korça 78 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 531 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,778 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakNDALON FISHEKZJARRËT NATËN E VITIT TË RI, JA SE KU !?
Artikulli tjetërVLLAZNIA E NIS ME VRULL NDAJ KASTRIOTIT, SHËNON DY HERË PËR 18′