Është ulur numri i infektimeve me Covid-19 në vendin tonë.Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 357 raste të reja. Ndërkohë një ulje ka pësuar edhe numri i viktimave ku vetëm 1 qytetar nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19 nga 4 që ishin një ditë më parë.
COVID19
Ministria e Shëndetësisë: 2623 testime, 357 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 469 të shëruar në 24 orët e fundit
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:Janë kryer 2623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 357 qytetarë, në këto bashki:
152 në Tiranë, 39 në Fier, 33 në Durrës, nga 9 qytetarë në Kamëz, Korçë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Shijak, Krujë, Kavajë, Vlorë, Elbasan, 6 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vorë, Lushnje, Selenicë, Pogradec, Berat, 4 në Shkodër, nga 3 qytetarë në Kurbin, Patos, Gjirokastër, Përmet, nga 2 qytetarë në Skrapar, Devoll, Dropull, Mallakastër, Lezhë, Tropojë, Kukës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Roskovec, Divjakë, Finiq, Memaliaj, Dimal, Gramsh,
Janë 6438 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,855 që nga fillimi i epidemisë.