Paralajmeri per ulje pagash qe beri vetem pak kohe me pare kryetari i Bashkise se Lezhes, Fran Frrokaj ka marrë edhe forme zyrtare. Propozimi për uljen e nivelit te pages per administraten eshte paraqitur si projekt vendim per miratim ne Këshillin Bashkiak. Xhemal Haxhia, Pergjegjes i Sektorit te Finances ne Bashkine e Lezhes ka argumentuar se projekti prek vetem pagat e admninistrates ne vleren nga 5 ne 7% dhe jo ato te nivelit te ulet.
Projekt vendimi i paraqitur per miratim nga bashkia nuk eshte kaluar nga shumica e keshilltarëve te djathte e te majtë. Ata kane argumentuar paga per administraten duhet të jene sa me te larta dhe jo te mendohet per uljen e tyre. Kjo sipas këshilltares Rita Lacaj do te ndikoje ne rritjen e nivelit te korrupsionit ose do te kete largime nga puna të punonjesve te afte dhe zevedensimi i tyre me punonjes te paafte.
Pavarsisht se Këshilli Bashkiak nuk e ka miratuar kete, burime nga Bashkia e Lezhe kane bere me dije se pas riformulimit dhe nje rikonceptimi te ri, serish ky projekt vendim do te dërgohet per miratim ne Këshillin Bashkiak, ndersa konfirmohet se largimet kane nisur dhe vijojnë deri në nivelin e percaktuar nga propozimi i vete bashkisë.