Çmimi i arit te zi ne tregjet nderkombetare ka arritur vleren me te ulet ne 12 vitet e fundit.
Por kjo renie e çmimit nuk eshte reflektuar sa duhet ne tregun shqiptar, nje fenomen ky perseritur. Pavaresisht kesaj renie drastike ne tregjet nderkombetare, ne Shqiperi nafta eshte ulur vetem me 12 leke per liter pasi aktualisht ne qytetin e Shkodres nje liter nafte shitet 150 leke nga 162 qe ishte ne fillim te vitit. Nderkohe drejtuesit e automjeteve e cilesojne kete situate si te pajustifikueshme dhe te paperballueshme duke iu referuar standartit te jeteses ne vend, dhe se jo me larg se vendet fqinje diferenca e cmimit eshte e dukshme. Nga ana tjeter operatoret pohojne se shkak per kete eshte barra e larte e taksave, qe llogaritet ne 67%, cka do te thote se per nje liter nafte duhet te paguajne 94 leke, vlere kjo e rritur me 10 % edhe ne fillim te ketij viti, duke e renditur shqiperine si vendin me cmimin me larte te karburantit ne rajon. . Pra teksa konsumatoret ne gjithe boten po perfitojne nga renia e forte e çmimit te naftes, ne Shqiperi ato mbeten ne nivelet me te larta. Megjithate Edhe pse nuk eshte nje ulje e ndjeshme, perseri kjo eshte nje lehtesi per te gjithe xhepat e drejtuesve te automjeteve, por jo vetem , edhe per shume sektore te tjere me veprimtari prodhuese. Ndersa duhet thene se karburanti ne Shqiperi rralle here mund te njohe nje renie “te ndjeshme” te çmimit, ndryshe nga rritja e tij ne bursat nderkobetare ku menjehere reflektohet edhe ne tregun vendas.