Moti për ditën e sotme pritet të jetë me vranësira, reshje shiu dhe dëbore në mëngjes në zonat e veriut dhe në juglindje. Ndërsa në pjesët e tjera të vendit, dita do të jetë me diell.

Temperaturat minimale do të pësojnë zbritje duke u luhatur nga 0-10 gradë ndërsa ato maksimale, parashikohen 6-9°C në veri , dhe 14 -16°C ne zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim veri me shpjetesi 15-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6-7 ballë në det të hapur .

Gjatë ditës së sotme, ka pasur reshje dëborë ne Dardhë të Korçës deri në lartësitë 1300 metra.

Gjithashtu edhe Dibra është zbardhur nga dëbora në lartësitë 500 metra.

Artikulli paraprakShkuam, pamë dhe u kualifikuam! Shqipëria pret zyrtarisht biletën për herë të dytë në një Europian
Artikulli tjetërMEGAOPERACIONI ‘TEMPULLI’, ARRESTOHEN 3 TË RINJ NË SHKODËR, SHISNIN DOZA KOKAINE