Sipas MeteoAlb, vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të sjellin në vendin tonë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje të pakta dëbore.

Por herë pas here do të ketë dhe intervale me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 9°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Artikulli paraprakOKB: 520 MIJË UKRAINAS KANË LËNË SHTËPITË E TYRE, JANË NË VENDET FQINJE
Artikulli tjetërE MOSHUARA UKRAINASE: I MBIJETOVA ‘URISË SË MADHE’ TË HITLERIT, DO T’I REZISTOJ EDHE ‘XHUXHIT’ PUTIN