Panairi i librit në Ulqin ka mbledhur një numër të madh të shtëpive botuese nga të gjitha trevat shqiptare. Një arenë që shpalos padyshim krijimtarin e madhe të shqiptarëve në të gjitha gjinit e librit dhe publicistikës.

 

Ky edicion i 18 vjen me risi të mëdha ndërsa synon padiskutim që t’u sjell sa më afër shqiptarëve të Ulqinit dhe pushuesve këtë gusht më të mirën e mundshme. Për shkrimtarin Albatros Rexhaj, i pranishëm në këtë panair, e rëndësishme nuk është vetëm bashkimi përmes leximit dhe librit, por edhe një mundësi e mirë takimi me lexuesit e diasporës.

 

Për pedagogun e Gzetarisë dhe Komunikimit, Ismet Kallaba, vetë historia 18 vjeçare e jetëgjatësisë së panairit të librit në Ulqin, tregon vazhdimësi. Për botuesit shqiptar të Malit të Zi, organizime të tilla janë të nevojsme.

 

Shqiptarët e Malit të Zi kanë pak hapësira në gjuhën shqipe, jo vetëm në libra dhe literatorë, por edhe në televizion. Panairi i 18-të i librit në Ulqin pritet të mbyll siparin në datën 8 gusht, ndërsa ka mirëpritur një numër të lartë lexuesish.

 

Kjo traditë synon një ndërlidhje të kulturës së leximit, duke filluar nga Tirana, Prishtina e Shkupi, të mbledhura së bashku në qytetin bregdetar të Ulqinit.

 

Artikulli paraprakTURIZËM, KALAJA E SHKODRËS MË E PREFERUARA
Artikulli tjetërKËRKOHET FALJE PËR TANO BANUSHIN