Duhet cekur se nga viti në vit, Ulqini është një nga destinacionet më të preferuar për turistë vendas dhe të huaj. Shumica e turistëve pas një sezoni të vaket për shkak të muajit të Ramazanit, pushuesit vërshojnë drejt plazheve të Ulqinit. turistët nga Zvicra, Franca, Austria, Gjermania, Belgjika, Hollandia,Kosova, Maqedonija etj, janë nisur në drejetim të detit Adriatik.

Ata shprehen të kënaqur me kushtet e gjetura në plazh por dhe çmimet që sipas tyre nuk kanë pësuar rritje. Plazhet e Ulqinit janë të frekuentuar edhe nga turistët e huaj, disa nga ata vijnë për herë të parë, por ka edhe nga ata që nuk i ka rezistuar një rikthimi të dytë. Përveç plazhit në, pushuesit mund të njihen edhe me ndërtimet e moçme të Ulqinit, si kishat, xhamitë dhe monumente tjera kulturo – historike.

Artikulli paraprak“NUVOLA” SJELL PAMJET E STADIUMIT NGA AJRI
Artikulli tjetërGREQIA, JEP “OK” EDHE PËR REFORMAT E DYTA