Deputetja e re e PD në Shkodrës, Izmira Ulqinaku ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi për ngjarjen e 2 prillit 1991.
Në fjalën e saj në Kuvend, Ulqinaku e cila tha se është mbesa e një prej dëshmorëve të 2 prillit e quajti Ruçin si një njollë të zezë në historinë e Parlamentit.
Deptetja Ulqinaku kërkoi sërish fjalën për replikë, por Ruçi e ndërpreu, duke e kaluar fjalën te deputetja e PS, Mimi Kodheli. Menjëherë pas kësaj situate, kanë ndërhyrë nga salla deputetët e PD dhe LSI, të cilët kanë goditur tavolinat me duar. Tensionet zgjatën për pak minuta dhe më pas filloi të flasë Kodheli.
[iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpartiademokratike%2Fvideos%2F10155668549639909%2F&show_text=0&width=560″ width=”100%” height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true” ]