Takimin e radhës me elektoratin në Shkodër, kandidatja e Partisë Demokratike Izmira Ulqinaku e shfrytëzoi për të hedhur akuza në drejtim të qeverisë së Edi Ramës, e cila sipas saj nuk ka bërë asgjë tjetër në katër vite vetëm se e ka zhytur vendin në mjerim dhe varfëri.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të lagjeve Perash, Xhabije dhe Tophanë, numri dy i listës, premtoi më shumë mirëqënie dhe investime me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet. Kryetari i degës së Shkodrës, Ramiz Çobaj, përsëriti për të disatën herë premtimin se PD-ja do të marrë 7 deputetë në Shkodër. Duke shpalosur para të pranishmëve alternativën e së djathës, deputeti Bushati nuk i kurseu akuzat në drejtim të LSI-së. Banorët nga ana e tyre, pasi u shprehen disa problematika kandidatëve u premtuan mbështetje për numrin 6 në 25 qershor.

Artikulli paraprakVLLAZNIA PËRBALLË SHIFRAVE DHE RINGRITIES
Artikulli tjetërTONIGHT – 19.06.2017