Konferenca e kryetarëve mblidhet për të diskutuar seancën e së hënës ku do të diskutohet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Komisioni hetimor përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re.
Kryetar i këtij komisioni do të jetë kryetar i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ndërsa anëtarët e tjerë pritet të mësohen më vonë. Ajo që dihet është se anëtarë të këtij komisioni nuk do të jenë ta që firmosën kërkesën për shkarkimin e presidentit.