Nuk I ngjajne nje realiteti, askush se beson se sot, kur flasim per integrim dhe mireqenie, ne mesin e vitit 2015-te, ka banes ate tille, dhe banore te Qarkut te Shkodres qe perballen me veshtiresi te tilla.

Por ne fazkt historia e dhimbshme, eshte e ulur kembekryq ne Qarkun Shkoder, ne Bashkine Vau Dejes, ne disa prej njesive administrative, vig Mnele dhe disa fshatra te bashkise Vau Dejes. Mjerim, familje pa strehe, per te mos folur per ushqimin e perditshem, qe shpesh here ndoshta nuk e kane prane sofres se tyre, nje varferi e tejskajshme, dhe shteti perballe kesaj situate duket se eshte I dorezuar duke na ofruar nje drame migjeniane . Asnje levizje, asnje inisiative apo mbeshtetje per keta familje, te cilet edhe pse ne te tilla kushte, serish shpresojne se do te jete dikush qe do ti mbeshtese.

NJË AMERIKANE DHE BASHKIA VAU DEJËS NË NDIHMË TË KËTYRE BANORËVE

E ne fakt, per keto familje, eshte nje amerikane, qe interesohet, e cila se bashku me administraten e bashkise Vau Dejes, I ka vizituar ato nga afer, duke pare veshtiresite, ekonomike, problemet me strehimin, veshmbathje dhe ushqimin. Jane kushte elementare qe I nevojiten nje familje per te mbijetuar, dhe per kete arsye, Debora, e cila eshte ne Vaun e Dejes ne kuader ten je projekti qe po hartohet me Bashkine Vau Dejes, jep shprese per keta familje, jesh shpres per keta banore qe duan te kene dicka me te mire per te ardhmen, dhe tashme kjo mundesi duket me afer se asnjehere, sepse Bashkia Vau Dejes, ka vene ne prioritetin e saj familjet ne nevoje, dhe ne pamundesi te buxhetit, I eshte drejtuar fondacioneve te huaja qe te behen pjese e kesaj nisme humane, ne ndihme te ketyre banoreve te cilet kane nevoje me shume se kushdo tjeter per mbeshtetje.

Artikulli paraprakLUGUÇESME, BANORËT KËRKOJNË VËMENDJEN E BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetërANGONI: NË RRITJE RASTET E DHUNËS NDAJ GRAVE DHE VAJZAVE