Banorët e Unazës së Re kanë dalë sot në ditën e 65 të protestës. Në mbështetje të tyre ishin edhe deputetë të opozitës.
Klevis Balliu tha se shtëpitë e këtyre banorëve do të mbrohen me çdo “çmim” dhe PD është gati ta paguajë këtë “çmim”.
Balliu: Nuk do ketë as Edmond Bego, as Taulant Balla, as Erion Veliaj dhe as Edi Rama që do mund të vijnë dhe të shkatërrojnë shtëpitë e këtyre qytetarëve sepse do të mbrohen me çdo çmim. Çmimet janë për tu paguar dhe PD është gati të paguajë ato çmime bashkë me ju, deri fund, deri ditën që ju të fitoni, që një ditë të drejtojmë të gjithë bashkë.
Deputeti demokrat tha se fuqia e sovranit është më e madhe se e qeverisë.
Balliu: Qeveria duhet të kuptojë që presionit ndaj këtyre qytetarëve me pseudo policë nuk funksionojnë.
Nëse këtu këta mendojnë se mund të përdorin forcën e disa banditëve e kanë shumë gabim. Nuk ka asnjë organizate asnjë qeveri të ketë më shumë forcë sesa sovrani dhe qytetari. Sovrani është këtu dhe kur të jep ultimatum ose dorëzohu, ose rrëzohu.