Banorët e zonës së Astirit vijuan protestën në ditën e 93 me kërkesën për anulimin e projektit të Unazës së Madhe.
“Zoti kryeministër, ktheji sytë nga unaza e re, shiko të gjithë po të kërkojnë anulimin e projektit”
Deputeti, Klevis Balliu tha se pas kërkesës së Presidentit për anulimin e projektit, kryeministri Edi Rama me reagimin e tij zbuloi se është i implikuar në këtë skandal.
Balliu: Sot e nxori kokën që pas këtij projekti mafioz, janë vetë lekët e tij, i ka futur paratë në xhep, doli dhe mbrojti aferën korruptive.
Sipas deputetit demokrat tashmë ka përfunduar kohë kur kërkesat e banorëve të Unazës mund të marrin një zgjidhje politike.
Balliu: Koha kur diskutime politike këtu ka mbaruar, nuk ka zgjidhje politike me banditë dhe hajdutë. Ka vetëm revoltë, është e vetmja mënyrë si mund ta shërojmë Shqipërinë.
Balliu ftoi qytetarët e Astirit që ti bashkohen protestës së opozitës më 16 shkurt.