Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë ditës së djeshme, sot punonjësit e ARRSH-së dhe të bashkisë kanë dalë në terren për të hequr shtyllat e ndriçimit dhe pemët si dhe për të bërë vlerësimin e banesave në të dyja anët e rrugës ku do të kalojë segmenti i “Unaza së Re”.
Punonjësit e bashkisë kanë ndërprerë punën për heqjen e shtyllave pas kundërshtimit të banorëve të Astirit, por bashkë me ta, protestuesit kanë larguar edhe grupet e vlerësimit të ARRSH-së.
Teksa banorët kanë hyrë sot në ditën e 23 të protestës, ata kërkojnë me ngulm që të tërhiqet qeveria në vendimin për prishjen e banesave pa dëmshpërblyer më parë bizneset dhe shtëpitë në vlerën e tregut.