Mbeturinat e hedhura jashte kontiniereve te mbetjeve si shkak i papergjegjesise se qytetareve apo mbushjes se ketyre kontiniereve vazhdojne te jene nje problem shqetesues ne qytetin e Shkodres.
Pamjet jane marre ne Unazen Lindore dhe Perendimore ku mbetjet pervec se pengojne kalimin e qytetareve ne trotuar, jane nje rrezik i madh edhe per krijimin e semundjeve.
Por, ne fakt, nuk jane vetem keto zona qe paraqesin kete problem shqetesues per cdo qytetar, pasi edhe shume zona te tjera ne qytetin e Shkodres te sjellin te njejten pamje.
Stina e veres dhe i nxehti jane te pranishme dhe ne rast se keto mbeturina vazhdojne te hidhen jashte kontiniereve te mbetjeve, atehere semundjet do te jene me prezente tek qytetaret.