PREJ MË SHUMË SE NJË JAVE MUNGON NDRIÇIMI, ASKUSH NUK INTERESOHET.
Mungesa e ndricimit ne nje pjese te madhe te segmentit rrugor te unazes lindore te qytetit te shkodres prej me shume se nje jave eshte kthyer ne nje problem teper shqetesues per banoret e zones por gjithashtu per kalimtaret.

Kalimi ne kete rruge perveq se I veshtire eshte I rrezikshem qofte per automjetet por mbi te gjitha per bicikletat e kembesoret. Nje tjeter shqetesim qe paraqesin banoret e zones eshte mungesa e sigurise qe vjen si rrjedhoje e erresires totale qe ka kapluar kete zone prej me shume se nje jave. Per kete problem askush nuk eshte interesuar deri me tani dhe as vete banoret nuk jane ne dijeni te shkakut te ketij problemi, megjithe interesimin e tyre nuk ka pasur nje pergjigje. Nderkohe paraqitet emergjente nderhyrja per zgjidhjen sa me pare te kesaj situate duke qene se kjo zone eshte e mbipopulluar dhe per me teper ky segment rrugor duke qene pjese e unazes eshte teper I frekuentuar ne cdo ore duke rritur keshtu mundesine e incidenteve apo edhe aksidenteve te mundshme.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/pl5upXDhyos?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRAMA: FULLANI, SI PRESIDENTI
Artikulli tjetërDUHANI, DENONCONI SHKELJEN E LIGJIT